Eksperti i emergjencave, Tahir Ahmeti, ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, duke theksuar se ky profesion mbetet i nënvlerësuar pavarësisht rrezikut të përditshëm.
Ai u shpreh se zjarrfikësit nuk kanë nevojë vetëm për mirënjohje simbolike, por për kushte më të mira pune dhe trajtim dinjitoz nga institucionet. Sipas tij, mungesa e reagimit institucional ndaj nevojave të tyre përbën dështim.
Ahmeti ka shprehur gjithashtu respekt dhe vlerësim për të gjithë zjarrfikësit që çdo ditë vënë jetën në rrezik për të shpëtuar të tjerët.




