Kosova është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Asociacionin Rajonal të Rregullatorëve të Energjisë (ERRA), në Asamblenë e mbajtur më 28 prill në Bratislavë.
Sipas ZRrE-së, ky anëtarësim i mundëson Kosovës pjesëmarrje në vendimmarrje dhe të drejtë vote, duke forcuar rolin e saj në zhvillimin e politikave energjetike në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.
Ky hap konsiderohet një avancim i rëndësishëm për integrimin e sektorit energjetik dhe përmbushjen e standardeve ndërkombëtare./EO/




