OVL e UÇK-së ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë janë dorëzuar rreth 20 mijë nënshkrime të peticionit për lirimin e çlirimtarëve, të mbledhura nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
Në një njoftim në Facebook, organizata ka shprehur falënderim për mbështetjen dhe kontributin e bashkëkombësve nga Maqedonia e Veriut.




