Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.
Sipas Qeverisë së Kosovës, në takim u diskutua për situatën politike dhe të sigurisë në rajon, si dhe për sfidat ndërkombëtare.
Kurti ka theksuar rëndësinë e afërsimit të Kosovës me BE-në dhe kërkesën për statusin e vendit kandidat, duke nënvizuar nevojën për trajtim të bazuar në meritë.
Në bisedë u përfshinë edhe dialogu Kosovë–Serbi dhe çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përfshirë shqetësimet për pasivizimin e adresave.
Takimi është vlerësuar si konstruktiv dhe në funksion të forcimit të bashkëpunimit Kosovë–BE.




