Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziu, ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj tij në Hagë ka devijuar dhe duhet të ofrojë drejtësi, jo hakmarrje.
Ai theksoi se prej gati gjashtë vitesh ndodhet në paraburgim pa vendim përfundimtar, duke kërkuar transparencë, llogaridhënie dhe respektim të të drejtave të njeriut. Thaçi shtoi se në burg i është kufizuar mundësia për të folur dhe vepruar lirshëm.




