Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziu, është shprehur i bindur në pafajësinë e tij në procesin që po zhvillohet në Hagë.
Ai tha se prej gati gjashtë vitesh ndodhet në izolim pa vendim gjyqësor dhe e cilësoi procesin si të ndikuar nga “mashtrime”, duke shtuar se beson në një vendim të drejtë. Thaçi theksoi se lufta e Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte legjitime dhe pjesë e rezistencës për liri.
Në deklaratat e tij, ai kritikoi edhe zhvillimet politike në rajon, përfshirë raportet Kosovë–Serbi dhe marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë si SHBA dhe BE.




