Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar gjendjen e mediave në Kosovë, duke akuzuar pushtetin aktual se po synon të cenojë lirinë e shtypit.
Në një reagim në Facebook, Haradinaj ka theksuar se liria e mediave është një nga shtyllat kryesore të demokracisë dhe nuk duhet trajtuar si privilegj, por si e drejtë e garantuar e shoqërisë.
Ai ka kritikuar gjuhën e përdorur nga përfaqësues të pushtetit ndaj mediave, duke thënë se sulmet dhe ofendimet ndaj gazetarëve dëmtojnë besimin e qytetarëve dhe vetë demokracinë.
Haradinaj ka theksuar se gazetarët duhet të trajtohen si partnerë në informimin e publikut dhe ka vlerësuar punën e tyre në kushte shpesh të vështira.
Në fund, ai ka deklaruar se një shoqëri pa media të lira është shoqëri pa zë dhe pa transparencë.




