Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka vendosur që këtë vit të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, duke refuzuar kërkesat e kompanive energjetike për shtrenjtim prej mbi 20 për qind. Ky vendim vjen pas disa viteve me rritje të vazhdueshme të tarifave, përfshirë shtrenjtimin prej 16 për qind vitin e kaluar.
Sipas ZRrE-së, një pjesë e kostove të prodhimit dhe importit të energjisë nuk është përfshirë në tarifat e vitit 2026 dhe ato do të shpërndahen gradualisht, duke filluar nga viti 2027. Ekspertët paralajmërojnë se nëse importi i energjisë mbetet i lartë, tarifat mund të rriten më shumë në vitin 2027.




