Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aksion në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe disa lokacione të tjera, ku janë ndaluar pesë persona për 48 orë.
Të dyshuarit po hetohen për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “falsifikim i dokumentit” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”, në lidhje me dyshimet për përvetësim të kundërligjshëm të një prone përmes një kontrate të falsifikuar të vitit 1966.
Prokuroria ka bërë të ditur se rasti po hetohet më tej dhe se do të shqyrtohet masa e sigurisë ndaj të dyshuarve brenda afateve ligjore.




