Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë këtë vit është rritur në 200 euro, nga 180 euro sa ishte vitin e kaluar. Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur përmes fushatës “Kurbani 2026” se pagesat mund të kryhen në këshillat komunale dhe përmes llogarive bankare.
Edhe “Islamic Relief Kosova” ka njoftuar për të njëjtin çmim, duke theksuar se mishi do t’u shpërndahet familjeve në nevojë dhe jetimëve. Sipas organizatorëve, rritja e çmimit lidhet me shtrenjtimin e kostove në tregun e bagëtive dhe produkteve ushqimore.




