Në Prishtinë sot do të mbahen homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit, Bahri Fazliu.
Ceremonia përkujtimore do të zhvillohet në Varrezat e Dëshmorëve në Velani, ku do të vendosen kurora me lule në nderim të veprës dhe sakrificës së tij për lirinë e vendit.
Në homazhe pritet të marrin pjesë familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionesh dhe qytetarë.




