Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëpartiakë, ka bërë homazhe pranë varrit të heroit Bahri Fazliu, në 28-vjetorin e rënies së tij.
Pas homazheve, Haradinaj vlerësoi figurën e Fazliut duke e cilësuar si një nga pasuesit e rëndësishëm të përpjekjeve për liri të popullit shqiptar dhe një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai theksoi se Fazliu dha kontribut të hershëm në organizimin e rezistencës dhe në idenë e luftës për çlirim.
Haradinaj shtoi se Bahri Fazliu mbetet një figurë e paharruar dhe hero i kombit, duke nënvizuar se kujtimi për të dhe veprën e tij do të jetë i përhershëm./EO/




