Ish-diplomati Blerim Canaj ka deklaruar se kryeministrit në detyrë Albin Kurti, sipas tij, i nevojiten krizat për të mbijetuar politikisht.
Në një deklarim televiziv, Canaj tha se edhe nëse Lëvizja Vetëvendosje siguron 40 apo edhe 60 deputetë, gjasat për zgjedhje të reja mbeten të mëdha.
Sipas tij, Kurti gjatë viteve të fundit ka funksionuar politikisht duke u mbështetur në situata krize.




