Lidhja Demokratike e Kosovës po e sheh afrimin me Vjosa Osmani si pjesë të një projekti për ribashkimin e së djathtës dhe krijimin e një alternative të re politike.
Ish-deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, tha se ky bashkim nuk lidhet me interesa personale, por me nevojën për konsolidimin e spektrit të djathtë në Kosovë. Ai u bëri thirrje figurave të larguara më herët nga LDK-ja të rikthehen në një projekt të përbashkët politik.
Sipas tij, tejkalimi i ndarjeve të së kaluarës mund të ndikojë në forcimin e opozitës dhe në zgjedhjet e ardhshme.




