Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se Dr. Sc. Naim Telaku, profesor dhe profesionist me përvojë akademike e shkencore, i është bashkuar listës së kandidatëve për deputetë të kësaj partie.
Hamza ka theksuar rrugëtimin akademik të Telakut nga Prishtina në Mynih e deri te doktoratura në Vjenë, duke vlerësuar kontributin e tij në psikologji, arsim universitar dhe licencim profesional në Kosovë.
Sipas Hamzës, përfshirja e Telakut i jep vlerë listës së PDK-së dhe përfaqësimit qytetar në vend.




