Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Ditën e Evropës duke vlerësuar Bashkimin Europian si projekt të paqes, demokracisë dhe solidaritetit.
Ai tha se Shqipëria është më afër se kurrë integrimit në BE dhe e gatshme të kontribuojë me vlerat e saj në familjen evropiane.
Dita e Evropës shënohet më 9 maj dhe përkujton deklaratën e Robert Schuman të vitit 1950, që hodhi themelet e BE-së.




