Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, ku u zyrtarizua kandidatura e Vjosa Osmanit për Presidente dhe bartëse e listës së LDK-së, si dhe kandidatura e tij për Kryeministër.
Abdixhiku tha se bashkë me Osmanin kanë vendosur të bashkohen për t’i dhënë Kosovës një kapitull të ri bashkëpunimi.
“Vjosa dhe unë kemi vendosur që ta bëjmë pikërisht këtë. Të bashkohemi. T’i japim vendit një kapitull tjetër”, u shpreh ai.
Ai njoftoi se nesër, nga ora 18:00 në AMC Hall, do të mbahet “tubimi i madh i bashkimit”, ku së bashku me Osmanin do t’i presin qytetarët.




