Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka falënderuar Degën e partisë në Rahovec për besimin që sërish të jetë kandidat për deputet, duke thënë se ky vlerësim është përgjegjësi për të vazhduar angazhimin politik me dinjitet dhe besnikëri ndaj frymës rugoviane.
Në reagimin e tij, Hoti theksoi se LDK-ja është më e madhe se çdo individ.
“LDK ka qenë dhe do të mbetet më e madhe se secili individ. Emrat vijnë e shkojnë, por LDK mbetet shtëpia politike e brezave që besojnë në demokraci dhe orientim perëndimor”, ka shkruar ai.
Hoti kritikoi edhe qeverisjen aktuale, duke thënë se Kosovës nuk i duhet “pushtet absolut, propagandë dhe mentalitet komunist”, por demokraci, partneritet me aleatët dhe rikthim i normalitetit politik.




