Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora po vazhdon, ndërsa deri tani janë pranuar rreth 29 mijë kërkesa.
Sipas të dhënave të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mbi 15 mijë aplikime janë aprovuar, rreth 12 mijë janë në shqyrtim, ndërsa mbi 1 mijë e 600 janë refuzuar.
Prej aplikimeve të miratuara, 3809 qytetarë janë regjistruar për votim fizik në përfaqësi diplomatike, 405 për dërgim të votës në KQZ në Kosovë dhe mbi 11 mijë për votim me postë jashtë vendit.




