Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka konfirmuar se Fatmir Limaj nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore të partisë për zgjedhjet e 7 qershorit.
Hamza tha se e vlerësojnë dhe respektojnë kontributin e Limajt, por sqaroi se ai nuk ka kërkuar të jetë në listë, por vetëm ka ofruar mbështetje politike për PDK-në.
Ai shtoi se zgjedhjet janë për Kuvendin e Kosovës dhe se të gjithë kandidatët garojnë fillimisht për deputetë, ndërsa çështjet e tjera politike varen nga zhvillimet paszgjedhore.




