Ardian Gjini është zgjedhur bartës i listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryesisë së AAK-së. Sipas njoftimit, lista e kandidatëve është miratuar me shumicë votash dhe, siç thuhet, reflekton unitetin e partisë dhe kombinimin e përvojës me figura të reja.
AAK ka deklaruar se hyn në garë me fokus në zhvillimin ekonomik, sigurinë dhe integrimet euro-atlantike.




