Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas vendimit të PDK-së për mosrikthimin e Fatmir Limajt në listën zgjedhore.
Ai tha se po përsëritet një model ndikimi që, sipas tij, synon të paraqesë Bedri Hamzën si humbës dhe Limajn si të papërfshirë me meritë në listë. Lladrovci kritikoi edhe ata që po shtyjnë këtë narrativë, duke thënë se nuk kanë pasur guxim për ballafaqim politik ndër vite.
Ai u shpreh i bindur se anëtarësia dhe simpatizantët e PDK-së do të vazhdojnë ta mbështesin partinë dhe figurat e saj kryesore.




