Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i ka uruar sukses kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini, i cili është prijës i listës së AAK-së dhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit.
Haradinaj ka vlerësuar se Gjini përfaqëson vizionin, përgjegjësinë dhe seriozitetin që, sipas tij, i nevojitet Kosovës në këtë periudhë.
Ai gjithashtu theksoi se vendi ka nevojë për lidership të qëndrueshëm dhe zhvillimor në proceset e ardhshme politike dhe institucionale.




