Partia Socialdemokrate synon kalimin e pragut në zgjedhjet e 7 qershorit, ka deklaruar anëtarja e saj, Teutë Rrusta.
Ajo tha se PSD-ja do të garojë vetëm me gjashtë kandidatë për deputetë, duke e cilësuar subjektin si “vota më e sigurt kundër një pushteti autoritar”.
Rrusta kritikoi edhe partitë opozitare parlamentare për mënyrën e veprimit ndaj pushtetit të Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se vendit i mungon opozita e vërtetë dhe se PSD-ja synon të jetë zë i fortë opozitar në Kuvend.




