Dogana e Kosovës në bashkëpunim me zyrtarët e pikës kufitare në Bërnjak, kanë zhvilluar një plan operativ duke kryer kontrolla të detajuara.
Gjatë këtij operacioni, Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se është selektuar për kontroll një automjet ku pas një verifikimi të hollësishëm janë zbuluar dhe sekuestruar duhan dhe veshje sportive me marka të mbrojtura tregtare, të dyshuara si të falsifikuara.

Dogana e Kosovës thekson se përmes Njësive Antikontrabandë do të vazhdojë me kontrolle të rrepta në të gjitha pikat kufitare dhe brenda territorit të vendit, me qëllim parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut dhe konsumatorëve nga mallrat e paligjshme dhe produktet e falsifikuara.




