Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri ka deklaruar se partia e tij po përballet me sulme të vazhdueshme, por sipas tij, ato nuk kanë ndikim në forcën dhe rrugëtimin e LDK-së.
Haziri tha se pavarësisht goditjeve dhe kritikave, LDK-ja mbetet e pandalshme.
“Nuk kanë mundur me na ndalë e as me na ulë askush, në asnjë rrethanë. Dukemi që duke na goditë na lëndojnë, por nuk kanë mujtë, veç harxhojnë kohë dhe mund,” u shpreh ai.
Ai shtoi se sulmet e fundit lidhen me proceset e brendshme të partisë, përfshirë bashkimin dhe renditjen e strukturave, por sipas tij, LDK ka kaluar edhe sfida më të mëdha në të kaluarën.
Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas Hazirit, do të vazhdojë proceset e saj të brendshme pa u ndikuar nga presionet e jashtme.




