Mbrëmë është mbajtur gjysmëfinalja e parë e Eurovision Song Contest 2026, ku u kualifikuan 10 finalistët e parë të garës evropiane të muzikës.
Në finale siguruan vendin shtete si Suedia, Greqia, Polonia, Serbia dhe Izraeli, ndërsa pesë vende u eliminuan nga gara.
Tashmë vëmendja është te gjysmëfinalja e dytë, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtari Alis me këngën “Nan”, një performancë e dedikuar figurës së nënës.
Shqipëria synon kualifikimin në finalen e madhe të së shtunës në Vjenë.




