Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas vdekjes së Alush Gashit, duke thënë se lajmi për ndarjen e tij nga jeta e ka prekur thellë.
Mustafa tha se Gashi i kishte qëndruar pranë në momentet më të rënda të jetës dhe e vlerësoi për përkushtimin profesional, njerëzor dhe kontributin e tij në shërbim të shtetit dhe kombit.
Ai shtoi se ndihet krenar që pati mundësinë ta njohë dhe të bashkëpunojë me të, ndërsa familjes Gashi i shprehu ngushëllime të sinqerta.




