Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është ftuar për intervistim nga Policia e Kosovës lidhur me incidentin e raportuar një ditë më parë në këtë komunë.
Sipas burimeve të Ekonomia Online, intervistimi lidhet me dyshimet për një përplasje fizike ndaj kryetarit të LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani.
Para objektit të Policisë në Skenderaj është parë edhe Mergim Lushtaku, ndërsa rrethanat e rastit janë ende në trajtim nga autoritetet./EO/




