Në vendimin e fundit të rishikimit të masës së paraburgimit, Trupi Gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit për Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi.
Gjykata ka vlerësuar se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqe që të akuzuarit mund të pengojnë rrjedhën e procesit ose të kryejnë vepra të tjera penale.
Ndërkohë, më 5 maj 2026, Trupi Gjykues kishte shtyrë afatin për shpalljen e aktgjykimit në këtë çështje me 60 ditë, duke e zhvendosur atë deri më 20 korrik 2026, për shkak të volumit të provave dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor.




