Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell. Gjatë ditës në disa zona priten riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 10°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 18 dhe 21°C. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja dhe veriperëndimi.
Kushtet mbeten të favorshme për kulturat bujqësore, ndërsa cilësia e ajrit pritet të jetë nga e mirë deri mesatare.




