Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për 16 maj 2026.
Sipas njoftimit, nga ora 10:00 një litër naftë do të shitet maksimumi me 1.61 euro, benzina me 1.52 euro, ndërsa gazi me 0.76 euro për litër.
MINT ka bërë të ditur se qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të çmimeve përmes adresës elektronike [[email protected]](mailto:[email protected]) ose në numrin pa pagesë 0800 11000.




