Ish-ambasadori i Kosovës, Avni Arifi, ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ndodhet në “vdekje klinike” që nga shtatori i vitit 2024.
Në një intervistë për Ekonomia Online, ai tha se mungesa e institucioneve funksionale dhe legjitime ka bllokuar procesin e dialogut, duke shtuar se edhe faktori ndërkombëtar nuk ka ushtruar presion në këtë periudhë.
Arifi theksoi se pas formimit të institucioneve të reja pritet rikthim i presionit ndërkombëtar për vazhdimin e dialogut dhe përmbushjen e obligimeve të Kosovës.
Ai gjithashtu paralajmëroi se Kosova duhet të jetë më aktive dhe kërkuese në proces, përfshirë trajtimin e çështjeve të sigurisë dhe rasteve si Banjska.




