Policia e Kosovës, në kuadër të planit operativ “Stop Drogave”, ka ndaluar më 15.05.2026 në Prishtinë një veturë me targa vendore, të drejtuar nga një shtetas kosovar i dyshuar.
Pas konsultimit me prokurorin kompetent, është kryer bastisje në banesën e të dyshuarit, ku është gjetur një armë zjarri me një karikator dhe 13 fishekë.
Kontrolli është zgjeruar edhe në depon e tij, ku janë zbuluar 159 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, disa qese të tjera me gjithsej 336.9 gramë marihuanë, si dhe 3 gramë substancë të dyshuar kokainë dhe një peshore digjitale.
Të gjitha provat janë sekuestruar nga njësitë e forenzikës, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të prokurorit.




