Ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetje për protestën e studentëve shqiptarë që pritet të mbahet në Shkup.
Në një reagim në Facebook, ajo ka bërë thirrje për mbrojtjen e gjuhës shqipe, duke e cilësuar atë si të shenjtë dhe duke ftuar qytetarët të ngrihen në mbrojtje të saj.
Protesta e studentëve shqiptarë është paralajmëruar të mbahet në orën 16:30, para Urës së Gurit në Shkup.




