Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në projektet investuese në Shqipëri, përfshirë edhe situatën e raportuar në Aeroportin e Vlorës.
OEK ka theksuar nevojën që investitorët kosovarë të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe profesionale, duke respektuar standardet e shtetit të së drejtës dhe praktikat e mira të biznesit.
Në reagim thuhet se ruajtja e besimit të investitorëve kërkon dialog institucional, respektim të kontratave dhe zgjidhje ligjore të mosmarrëveshjeve, ndërsa bashkëpunimi ekonomik Kosovë–Shqipëri mbetet interes i përbashkët strategjik.




