Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, ku janë raportuar 31 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 27 aksidente me dëme materiale.
Sipas statistikave zyrtare, nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 206 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.
Po ashtu, janë arrestuar 27 persona, ndërsa 17 persona janë dërguar në mbajtje. Nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.




