Cristiano Ronaldo ka fituar titullin kampion në Arabinë Saudite me Al Nassr, pas fitores 4-1 ndaj Damac në javën e fundit të kampionatit.
Ronaldo realizoi dy gola në ndeshjen vendimtare, duke ndihmuar skuadrën e tij të sigurojë titullin pas një gare të fortë sezonale. Rivalët e Al Hilal mbetën prapa në renditje, pavarësisht fitores në ndeshjen e tyre të fundit.




