Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar Listën Votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor.
Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 2,092,174. Prej tyre, 1,959,962 do të votojnë brenda Kosovës, ndërsa 132,212 janë regjistruar për votim nga jashtë vendit.
KQZ njofton gjithashtu se 22,685 qytetarë do të votojnë për herë të parë, ndërsa 6,801 votues janë larguar nga lista pas azhurnimeve civile.
Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 949 qendra votimi brenda vendit, si dhe në përfaqësi diplomatike dhe me votim postar jashtë Kosovës./EO/




