U.D. Presidentja Albulena Haxhiu ka përkujtuar 27-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës, duke e cilësuar atë si krim të organizuar shtetëror nga Serbia ndaj të burgosurve shqiptarë në vitin 1999.
Ajo tha se 116 të burgosur u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën brenda një institucioni ku shteti kishte kontroll të plotë, duke theksuar se Dubrava mbetet dëshmi e rëndësishme juridike dhe historike e krimeve të luftës.




