Këngëtarja britanike Jessie J ka njoftuar se është zyrtarisht pa kancer, 11 muaj pasi ishte diagnostikuar me kancer gjiri në fazë të hershme.
Ajo e bëri të ditur lajmin përmes një videoje në Instagram, ku tregoi për kontrollin e saj vjetor dhe emocionet para rezonancës magnetike, duke pranuar se kishte pasur frikë dhe ankth.
Pak më vonë, artistja konfirmoi rezultatet e mira të analizave, duke thënë se është e shëruar dhe se kjo ishte një nga momentet më emocionale të jetës së saj.
Jessie J ishte diagnostikuar vitin e kaluar dhe i ishte nënshtruar operacionit dhe trajtimeve intensive, duke u tërhequr përkohësisht edhe nga aktivitetet muzikore.




