Terapia me kupa është një metodë alternative trajtimi që përfshin vendosjen e kupave në lëkurë përmes thithjes, me qëllim përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe lehtësimin e dhimbjeve.
Kjo praktikë ka origjinë të lashtë dhe sot përdoret shpesh në mjekësinë tradicionale kineze, duke u realizuar me kupa qelqi, plastike ose silikoni.
Sipas disa studimeve, terapia me kupa mund të ndihmojë në uljen e dhimbjeve të shpinës, qafës, shpatullave, kokës dhe në reduktimin e tensionit muskulor. Megjithatë, efektiviteti i saj ende kërkon më shumë kërkime shkencore.
Ekzistojnë disa lloje të kësaj terapie, përfshirë kupat e thata, me gjakderdhje, lëvizëse dhe me thithje të shpejtë, ndërsa pas trajtimit mund të shfaqen shenja të përkohshme në lëkurë.




