Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, kanë diskutuar për vazhdimin e procesit të dialogut.
Sipas Sorensen, biseda ka vijuar pas takimit në Bruksel dhe është fokusuar në hapat e ardhshëm, zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në proces.




