U.d. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me fokus në procesin zgjedhor dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit institucional.
Haxhiu falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi rëndësinë e partneritetit mes dy vendeve.




