Në Obiliq janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda, pas një pune hetimore dhe operative të Njësitit të Hetimeve të stacionit policor.
Të dyshuarit janë ndaluar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, ndërsa hetimet po vazhdojnë për dy raste të raportuara më herët.
Policia po kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale lidhur me rastin.




