Ardian Gjini ka qëndruar në Mitrovicë, ku së bashku me kandidatët për deputetë vizitoi kompaninë “Loni Decor”.
Ai vlerësoi suksesin e kompanisë vendore, e cila punëson mbi 200 persona dhe eksporton një pjesë të prodhimit në tregjet ndërkombëtare, duke e cilësuar si shembull të potencialit ekonomik të vendit.
Gjini zhvilloi edhe takim me të rinjtë e Mitrovicës, ku diskutoi për sfidat e tyre dhe zgjidhjet që, sipas tij, ofron Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.




