Faqja zyrtare e La Ligës ka publikuar listën e të nominuarve për futbollistin më të mirë të edicionit 2025/26, ku është përfshirë edhe sulmuesi i Mallorcas dhe i Kosovës, Vedat Muriqi.
Muriqi e mbylli sezonin si golashënuesi i dytë më i mirë me 23 gola dhe një asistim, duke u renditur menjëherë pas Kylian Mbappé të Real Madridit.
Në garë për këtë çmim janë edhe emra si Lamine Yamal, Pablo Fornals dhe Nicolas Pépé. Pavarësisht formës së mirë të Muriqit, Mallorca nuk arriti të sigurojë mbijetesën në La Liga dhe sezonin e ardhshëm do të garojë në kategorinë e dytë spanjolle.




