Procesi i votimit jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të vazhdojë deri më 6 qershor, ndërsa rreth 105 mijë qytetarë të regjistruar kanë të drejtë të votojnë përmes postës.
Sipas KQZ-së, shumica e pakove zgjedhore tashmë janë shpërndarë, ndërsa votimi fizik në ambasada dhe konsullata do të mbahet më 6 qershor në 30 përfaqësi diplomatike të Kosovës.
Ndërkaq, organizata Germin ka vlerësuar se votimi me postë mbetet forma kryesore e pjesëmarrjes së diasporës në proceset zgjedhore.




