Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar pas sulmeve të SHBA-së në jug të Iranit, duke deklaruar se uraniumi i pasuruar do t’i dorëzohet menjëherë Shteteve të Bashkuara.
Sipas tij, materiali bërthamor do të transportohet për t’u shkatërruar, ose në bashkëpunim me Iranin, ose në një vend tjetër nën mbikëqyrjen e autoriteteve për energji atomike.
Trump theksoi se procesi duhet të zhvillohet në koordinim ndërkombëtar dhe me masa të rrepta sigurie.




