Kandidati për kryeministër nga AAK, Ardian Gjini, ka deklaruar se zhvillimi ekonomik arrihet vetëm kur të gjithë qytetarët kanë qasje të barabartë në tregun e punës.
Sipas tij, krijimi i këtyre mundësive është detyrë e institucioneve, ndërsa ka theksuar se programi qeverisës i Aleancës parasheh hapa të qartë në këtë drejtim.
“Ekonomia zhvillohet vetëm atëherë kur qasja në tregun e punës është e barabartë për të gjithë”, ka thënë Gjini gjatë një interviste në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin.




